Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi fajin për humbje milionëshe në energji elektrike ja ka lenë shefit të Qeverisë, Albin Kurtit.
Sipas Gashit, Kosova devijon rreth 5 milionë euro në ditë energji elektrike në një krizë.
“Kosova në mënyrë të padrejtë devijon rreth 5 milionë euro në ditë energji elektrike. Kjo është kriza. Ky është rezultati që e ka prodhua ky kryeministër. Pra, njerëzit e vetë që i ka çu në KEK dëshmojnë paaftësi, njerëzit e vetë që i ka çu në ZRrE, e falimentojnë KEDS-in dhe për pasojë, i qesin në rrezik falimentimi shumicën e kompanive në Kosovë. Shumica e kompanive në Kosovë sot janë para falimentimit. Ato duhet të shohin për burime alternative të energjisë elektrike, pra për blerjen e gjeneratorëve me dhjetëra e qindra-mijëra euro për të prodhuar energji elektrike dhe për të mbajtur linjat e tyre të prodhimit… Ky është rezultati që e jep kjo Qeveri. Ky është rezultat Krejt dhe Drejt i kapjes për fyti të shtetit të Kosovës”, tha Gashi.
Këto komente, Gashi i bëri në seancën plenare ku po diskutohet kriza e energjisë elektrike./arbresh.info/
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...