Krasniqi Qeverisë: Para se ju të vini në pushtet qytetarët kanë pasë dritë, ndërsa ju i rikthyet sërish në terr

12:13 | 28 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Deputeti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e Qeverisë për shpallje të gjendjes emergjente të energjisë elektrike, po synohet të legalizohet ndërprerja e energjisë.

Ai gjatë seancës ku po diskutohet për situatën me energji elektrike, ka thënë se Qeveria ka dështuar të marrë hapa me kohë.
Nga vendimi që kemi parë është se ju po kërkoni legalizimin e ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Qeveria ka dështuar të bëjë planifikimin e duhur dhe nuk e kuptoj cila ka qenë nxitja për të shtyrë Qeverinë për të marrë masa. Para se ju të vini në pushtet qytetarët kanë pas dritë, ndërsa ju i rikthyet sërish në terr”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se Kosova është në krizë energjetike, e cila është reale dhe e prekshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët e ndiejnë me reduktimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme