Të shtëna me armë në Denver të Colorados, katër persona të vrarë

09:59 | 28 Dhjetor 2021
A. B.

Të shtëna armësh në zonën e metrosë së Denverit të Colorados lanë të vdekur disa persona dhe një oficer policie të plagosur, njoftuan autoritetet lokale.

Policia konfirmon se janë të paktën katër persona të vdekur. I dyshuari është gjithashtu i vdekur, shkruan cnn transmeton arbresh.info

“Janë katër zona të rëndësishme ku ndodhën të shtënat me armë zjarri, në qytet dhe në qarkun e Denverit”, deklaroi shefi i policisë së Denverit, Paul Pazen.

Të shtënat e para nisën pas orës 17:00, kur tre persona u qëlluan, duke lënë të vdekur dy gra dhe një burrë të plagosur, sipas Pazen.

 
 Autoritet tutje njoftuan se edhe në një zone të tretë u shkrepën të shtënat, por nuk u raportua për të lënduar. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme