Ideja që ju dhe partneri juaj e plotësoni njëri-tjetrin mund të tingëllojë romantike, megjithatë, kjo ide sjell një tjetër dhe ajo është ngulfatja në një marrëdhënie.
Me dashurinë e “tëpërt”, ekspertët thonë se edhe mund të “mbytni” dikë, e cila konsiderohet si një ndër problemet kryesore në një marrëdhënie, transmeton portal arbresh.info
Nuk ka asgjë të keqe të kaloni kohë cilësore me një person të dashur, por ekstremi tjetër është kur e “mbytni” partnerin me veprimet tuaja. Ju mund të jeni duke kaluar një fazë në një marrëdhënie ku besoni se marrëdhënia juaj mund të përmirësohet nëse jeni më të përkushtuar ndaj partnerit tuaj, por
kjo nuk do të ndodhë nëse ai ndihet se nuk mund të marrë frymë.
Ekspertët sjellin shenjat se kur duhet bërë kujdes.
Ju nuk doni që partneri të ndajë kohë me të tjetër
Miqtë dhe familja janë të rëndësishëm në jetën e secilit prej nesh. Pavarësisht nëse jeni të martuar ose jo, nuk duhet të humbisni kurrë kontaktin me njerëzit e zemrës. Nëse mendoni se partneri juaj nuk duhet të shohë miqtë dhe familjen e tij, sepse ju i përmbushni të tijat, dhe ai plotëson nevojat tuaja, gaboheni shumë. E vërteta nuk mund të jetë më larg nga kjo.
Besoni se partneri ju plotëson
Ideja që ju dhe partneri juaj mund të plotësoni njëri-tjetrin mund të tingëllojë romnantike, megjithatë, kjo sjell një tjetër ide dhe ajo është që ju nuk mund të bëni pa të. Partneri juaj është aty për të qenë mbështetja juaj, shoku juaj më i mirë, dikush që do t’ju qëndrojë pranë kur është më e vështira, por jo dikush që plotëson personalitetin tuaj. Ky qëndrim krijon një varësi jo të shëndetshme.
Partneri nuk ju dëgjon më
Partneri juaj e ka zakon të “bredhë” gjatë bisedës? Edhe pse ka njerëz që preferojnë të dëgjojnë sesa të flasin, megjithatë kontrolloni sa shpesh ndodh që në gjysmë të bisedës të shihni se mendimet e partnerit tuaj nuk janë më aty. Shumë monologë për çdo gjë të vogël që ju ndodh, i bëjnë shumicën e njerëzve të ikin, të paktën në mendjen e tyre, transmeton portal arbresh.info
Kontrollimi i telefonit
Është mjaft legjitime që të vendoset një politikë besimi në martesë që përfshin edhe moskontrollimin e telefonit. Mirëpo, nëse vazhdimisht e merrni telefonin e partnerit tuaj dhe i shfletoni emailet e tij, shikoni fotot që ai ka në galeri apo shkëmbeni mesazhe me persona të tjerë, kjo është sjellje e papranueshme. Është obsesive dhe shumë e vështirë për t’u kontrolluar. Është edhe më e vështirë të durosh një sjellje të tillë./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...