Numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkaktuar nga tajfuni Rai që goditi pjesët qendrore dhe juglindore të Filipineve, është rritur në 388, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës The Star, Departamenti i Mbrojtjes Civile i Filipineve në një deklaratë ka thënë se rreth 482 rrënimet e shkaktuara nga tajfuni është rritur në 388, ndërsa 60 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Në deklaratë theksohet se më shumë se 300 mijë njerëz po qëndrojnë në kampe të evakuimit në vend dhe më shumë se 200 mijë njerëz janë strehuar tek të afërmit e tyre në rajone të tjera.
Guvernatori i provincës Bohol, Arthur Yap, kishte udhëzuar kryetarët e bashkive brenda kufijve administrativë të provincës që të “mbështesin përpjekjet e ndihmës emergjente dhe të plotësojnë nevojat urgjente të njerëzve si ushqimi dhe uji”.
Presidenti Rodrigo Duterte pas inspektimeve në rajon kishte njoftuar se rajonit do t’i ndaheshin 40 milionë dollarë.
Një mesatare prej 20 stuhish dhe tajfunesh godasin Filipinet çdo vit.
Në vitin 2013, tajfuni Haiyan, i njohur si më vdekjeprurësi në vend, shkaktoi mbi 6.000 të vdekur dhe la pas një shkatërrim masiv.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...