Ministria ruse e Mbrojtjes ka paralajmëruar atashetë ushtarake perëndimore për rrezikun e një konflikti të armatosur mes Rusisë dhe NATO-s, duke pasur parasysh tensioned e fundit mes dy palëve për Ukrainën.
“Aleanca kohëve të fundit i është drejtuar provokimeve të drejtpërdrejta që paraqesin rrezik të lartë për përshkallëzimin e një konflikti të armatosur”, tha në Moskë zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Fomin, transmeton portal arbresh.info
Ministria shpërndau një video në të cilën Fomin kritikoi NATO-n për përfaqësuesit ushtarakë ndërkombëtarë, duke përfshirë ata nga 14 anëtarë të NATO-s.
Fomin akuzoi NATO-n për rritjen masive të aktiviteteve ushtarake vitet e fundit. Vetëm në vitin 2020, numri i fluturimeve ushtarake pranë kufirit rus u rrit nga 436 në 710, tha ai. NATO ka kryer 30 stërvitje të mëdha ushtarake çdo vit me skenarë luftarakë që përfshijnë Rusinë, shtoi Fomin.
Gjithashtu, ai shtoi se Rusia po kërkon garanci sigurie nga NATO për dhënien fund të zgjerimit të aleancës.
Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi kërcënoi me pasoja nëse NATO vazhdon të përparojë në fqinjësinë e Rusisë.
Megjithatë, Kremlini dhe Ministria e Jashtme e Rusisë shpresojnë që në vitin 2022 të qetësohen “marrëdhëniet” me anë të dialogut.
Fomin tha se Rusia ishte e gatshme për negociata ballë për ballë, dhe në të njëjtën kohë kritikoi NATO-n për refuzimin e çdo oferte nga Moska për vite me radhë dhe duke i dhënë përparësi, siç tha ai, rrugës së konfrontimit.
Rusia e ka dënuar vazhdimisht NATO-n për zgjerimin e bazave ushtarake dhe ngritjen e sistemeve të armëve më afër Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik 30 vjet më parë./arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...