Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Newcastle në udhëtim në ndeshjen e fundit të xhiros së 19-të në Premierligë.
Kështu, “Djajtë e Kuq” e ndërpresin serinë prej tri fitoreve radhazi, ndërsa mbeten të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë regjistruar dy barazim dhe tri fitore.
Madje, Manchester United ishte në disavantazh për rreth një orë lojë ndaj Newcastle.
Ishte Saint-Maximin i cili i kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes. Ky gol vendosi edhe rezultatin e pjesës së parë.
Për më shumë shikoni golin: Video
U desh të pritej inkuadrimi i Edinson Cavanit në pjesën e dytë që Manchester United të realizonte golin e barazimit.
Ishte minuta e 71-të kur uruguaiani me një goditje klinike barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.
Për më shumë shikoni golin: Video
Me këtë barazim, Manchester United shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e shtatë, kurse Newcastle United mbetet i parafundit me 11 pikë.
Vendosen postera provokues për Policinë e Kosovës dhe Vetëve...
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...