Shitësit me pakicë në Gjermani janë zhgënjyer edhe një herë nga sezoni i festave të fundvitit.
“Sezoni i Krishtlindjeve ishte një fatkeqësi për shitësit me pakicë, dhe kjo për të dytin vit rradhazi”, tha Stefan Genth, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Gjermane të Shitësve me Pakicë (HDE), duke iu referuar një sondazhi të kryer nga shoqata midis drejtuesve të biznesit të 750 kompanive, transmeton portal arbresh.info
“Shumë kompani të shitjes me pakicë nuk kanë më asnjë iluzion dhe kanë frikë për mbijetesë”, shtoi ai.
Biznesi i Krishtlindjeve filloi mirë në nëntor, por më pas u futën rregullore që kërkonin që klientët të hynin në dyqane me një cerfitikatë vaksinimi ose vërtetim shërimi nga Covid-19.
Këto kufizime çuan në një rënie të të ardhurave dhe numrit të klientëve në dyqanet fizike, shtoi ai.
Sipas përfaqësuesve të një sektori kyç të ekonomisë gjermane, më shumë se tre të katërtat e shitësve me pakicë jo ushqimore janë të pakënaqur me trafikun e Krishtlindjeve, i cili ishte 35 për qind më i ulët javën e kaluar sesa në periudhën para krizës, zbuloi një sondazh i HDE.
Situata më e keqe shfaqet në qendrat e qyteteve, ku thuhet se blerjet kanë rënë me 36% në krahasim me kohën para pandemisë.
“Pak para vitit të ri atyre duhet t’u jepet perspektivë dhe të mbështeten me masa të përshtatshme dhe të thjeshta të ndihmës ekonomike për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga pandemia”, tha kreu i shoqatës./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...