4 aksidente me vdekje kanë ndodhur në Kosovë për shumë se 24 orë.
Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë në fshatin Zajm të Klinës, i cili kishte ndodhur rreth orës 18:25 minuta sipas policisë.
Ndërsa, dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur sot më 27 dhjetor. Njëri ka ndodhur në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj rreth orës 12:53.
Ndërsa në orët e mbrëmjes një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në autostradën Suharekë-Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor, shkruan arbresh.info.
Polica e Kosovë ka bërë apel për kujdes në trafik.
“Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent. Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi, e në veçanti këto me humbje të jetëve njerëzore.
Mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit.
Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit. Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndermerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesamrrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak humbje të jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e PK-së./arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...