Google ADS

Juventus – Napoli në rrezik të shtyrjes për shkak të përhapjes së Omicron

21:26 | 27 Dhjetor 2021
KRG

Ndeshja e Serie A ndërmjet Juventusit dhe Napolit është në rrezik të shtyrjes për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

Varianti Omicron ka çuar në rritjen e masave kufizuese nëpër Evropë në javët e fundit, ndërsa nuk është kursyer as bota e futbollit.

Meqenëse shumë lojtarë nga ligat kryesore kanë rezultuar pozitivë, disa ndeshje janë anuluar, ndërsa ka pasur skuadra që kanë refuzuar të luajnë edhe pse i kanë humbur ndeshjet me rezultat zyrtar.

Juventusi është nikoqir i Napolit më 6 janar, pas pushimit për festat e fundvitit, mirëpo ekziston mundësia e shtyrjes së asaj ndeshjeje për shkak të rritjes së rasteve pozitive te futbollistët e Serie A.

Njëri nga autoritetet shëndetësore të Napolit, Antonio D’Amore, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e ndërmarrjes së masave për parandalimin e përhapjes së virusit duke thënë se ekziston shqetësim i madh lidhur me variantin Omicron.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme