Zyra e prokurimit të Korporatës Elektroenergjitë të Kosovës (KEK), sot ka bërë njoftim në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për nënshkrimin e kontratës më kompaninë gjermane për “Angazhimi i ekspertëve për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara në turbinën e shtypjes së ulët të njësisë B2 në TCB”.
Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes së turbinës me datën 14 dhjetor.
Për të sanuar dëmet, zyra e prokurimit të KEK-ut ka lidhur kontratë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë me kompaninë “GE Steam Power Service France Representative Office in Kosovo”. Kjo kompani është kontraktor i rregullt i KEK-ut që merr kontrata me procedurë të negociuar edhe për rregullimin vjetor të turbinës.
Vlera e tërësishme e kontratës në mes KEK dhe kompanisë do të jetë 248 mijë euro.
Është raportuar se në përbërje të kompanisë gjermane, e cila ka shumë degë nëpër botë, do të jetë vetëm një ekspert i cili më shumë do të asistojë tek inxhinierët e KEK-ut.
Ekspertiza e tij do të paguhet rreth 12 mijë euro për një ditë, ose 248 mijë euro për 21 ditë, pasi për kaq ditë është paraparë që edhe kontrata të ketë validitet.
Vlera e parashikimit të kontratës nga ana e KEK ka qenë 200 mijë euro, por kompania gjermane nuk është pajtuar më këtë shumë. Kësisoj vlera është rritur edhe për 48 mijë euro.
“KEKu nuk ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale të përballoj këtë avari me forcat e veta, prandaj është e domosdoshme angazhimi i ekspertëve nga Gjermania të GE, që janë prodhuesit origjinal të turbinës. Njësia B2 nuk mund të startohet me këto defekte pa u bërë ky inspektim për të ditur hapat e mëtejmë dhe përcaktuar nivelin e sigurisë se operimit me këtë gjendje. Sa do të jetë nevoja për pjesët e reja, për cilat prej tyre, dhe se cili do të jetë vëllimi i punëve të riparimit duhet ta përcaktohet me këtë inspektim”, thuhet në dosjen e njoftimit për dhënie të kontratës që e ka parë lajmi.net.
Para pak ditësh drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman pritet të vijë të dielën në Kosovë për ta rregulluar turbinën që ndodhet jashtë operimit.
“Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze. Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...