Google ADS

Covidi shfaqet edhe në LaLigë, 7 raste pozitive nga klubi spanjoll

17:05 | 27 Dhjetor 2021
KRG

Covid-19 është shfaqur tashmë edhe në ligën prestigjioze spanjolle, La Liga.

Klubi spanjoll, Epsanyol, me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se  5 lojtarë të skuadrës dhe dy nga stafi teknik sot kanë rezultat pozitiv.

“Testet PCR të kryera këtë të diele tregojnë pesë rezultate pozitive në mesin e të gjithë lojtarëve në ekip dhe dy të tjerë në staf. Në përputhje me La Liga dhe duke ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore, këta anëtarë të skuadrës janë izoluar dhe po ecin mirë” – shkruhet në komunikatë.

Ende nuk është bërë e ditur identiteti i personave të cilët  kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa në Angli, në Premier League, shumë ndeshje janë shtyrë përshkak të infektimeve të shumta të lojtareve dhe të stafit teknik. /arbresh.info/

Lexo edhe:

42 raste pozitive me Covid, rrezik për t’u shtyrë Premier Liga

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme