Një i punësuar në Burgun e Manastirit, 47 vjeç ka vdekur nga Covid-19 në Spitalin Klinik në Manastir. Këtë për “Nezavisen” e ka konfirmuar drejtoresha e Spitalit Klinik të Manastirit, Biljana Gagaçovska.
Ajo njoftoi se janë edhe 16 të burgosur pozitivë me Kovid-19 në Burgun e Manastirit. Kanë simptome të lehta, kurse vetëm një person deri më tani është pranuar në spital.
“Pacienti është pranuar në gjendje të rëndë me të dhëna që për 10 ditë ka pasur simptome. Është pranuar më 24 dhjetor për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe rënie të saturimit. Edhe pse i është dhënë terapi përkatëse dhe janë ndërmarrë masat mjekësore, pacienti ka vdekur mëngjesin e 25 dhjetorit”, deklaroi Gagaçovska.
Sipas drejtorit të Burgut të Manastirit, Dragan Krajovski për 16 të burgosurit të infektuar me Kovid-19, është vazhduar mjekimi në kushte shtëpiake me kontrolle të rregullta nga personeli mjekësor.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...