Mesfushori i Interit, Stefano Sensi nuk është i bindur në idenë e largimit në formë huazimi muajin e ardhshëm dhe dëshiron të qëndrojë te Nerazzurrët.
Sipas gazetës italiane “FCInterNeës”, 26-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit në kërkim t ëmë shumë kohe për lojë.
Interi ka konsideruar mundësinë e huazimit të Sensit duke pasur parasysh mungesën relative të kohës së lojës që ai ka gjetur këtë sezon, si për shkak të dëmtimit ashtu edhe për shkak të pasurisë së opsioneve të mesfushës së skuadrës.
Spezia, Empoli dhe Sassuolo janë ndër klubet e interesuara për të në janar, ndërsa Torino dhe Genoa kishin shprehur interes disa javë më parë.
Megjithatë, lojtari nuk është adhurues i asnjërës prej këtyre ideve, sipas raportit, ndërsa paga e tij prej 2.2 milionë euro në sezon mund të jetë e vështirë për cilindo nga destinacionet e propozuara të huazimit që të akomodjë edhe gjysëm e pagesës./Arbresh.info
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...