Artistja e njohur, Adele ka fituar më shumë se 33 milionë euro brenda një vit nga dy kompanitë e saj muzikore.
Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja e “Someone Like You”, kishte të ardhura të mëdha këtë viti kur edhe publikoi albumin e saj të rikthimit në skenë “30”, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Përveç kësaj, Melted Stone Ltd, e cila u formua në prill të vitit 2008, fitoi para në bankë dhe në dorë në shumën prej mbi 20 milionë euro. Adele është drejtoresha dhe sekretarja e vetme e kësaj kompanie.
Kjo vjen pasi Adele udhëhoqi nominimet për BRIT Awards 2022, me gjithsej katër të tillë.
Ka qenë një vit i favorshëm për yllin që u rikthye në krye të top-listave në fillim të këtij viti me “Easy On Me”, singli i saj i parë që nga viti 2016.
Adele gjithashtu pritet të fitojë mesatarisht më shumë se dy milionë dollarë në shfaqje në koncertin e saj të ardhshëm në Las Vegas “Weekends With Adele”.
Sipas Billboard, artistja është planifikuar të performoi dy herë në fundjavë nga 21 janari deri më 16 prill në Colosseum në Caesars Palace, biletat për të cilin tashmë janë shitur. /arbresh.info/
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem