Google ADS

Fabrizio Romano jep më të rejat për të ardhmen e Nuno Mendes në PSG

10:28 | 27 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Nuno Mendes u transferua në formë huazimi nga Sporting CP verën e kaluar dhe deri më tani, 19-vjeçari ka shfaqur cilësitë që mund ta bëjnë atë mbrojtësin e majtë fillestar për të ardhmen.

Kur Paris Saint-Germain u zhvendos për opsionin e blerjes së mbrojtësit prej 40 milionë euro dhe gazetari italian, Fabrizio Romano raporton të gjitha shenjat që tregojnë se klubi kryeqytetas do ta ushtrojnë me të vërtetë atë klauzolë në marrëveshje huazimi.

Romano deklaroi në Tëitter-in e tij se “Les Pairisens” janë shumë të kënaqur me performancat dhe potencialin e Mendes, kjo është arsyeja pse ata po planifikojnë seriozisht ta nënshkruajnë atë me një marrëveshje të përhershme.

Reprezentuesi portugez ka treguar ndezje të potencialit të tij, por ai është ende një adoleshent dhe ka raste kur ai mund të shfaq moshën e tij. Megjithatë, ajo që Mendes ka treguar këto muajt e parë është e mjaftueshme që PSG-ja të hedhë zare mbi një mbrojtës të ri me shpresën se ai do të arrijë potencialin e tij.

PSG shpreson që Mendes të ndjekë gjurmët e Marquinhos pasi shumë e dinë se skuadra e Ligue 1 mori një bast për të sjellë brazilianin e ri nga AS Roma dhe kjo është paguar me 27-vjeçarin që është tani kapiteni i skuadrës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme