Një qytetar ka raportuar në polici se në afërsi të lumit ka gjetur një mjet shpërthyes.
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente.
“Fsh. Bajqinë, Podujevë 26.12.2021-11:07. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se në afërsi të lumit kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë larguar mjetin pa incidente”, ka bërë të ditur policia./arbresh.info/
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë edhe në Berlin – u...
Veliaj: Do të ndërtojmë 8 shkolla të reja në Tiranë! Ushqim ...
E përplas makina në vijat e bardha, ndërron jetë 15-vjeçari ...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba ...
Kievi pret përgjigje të shpejtë për `Planin e fitores`
BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Iranit