Google ADS

Vjen në Kosovë ministri turk i Mbrojtjes

09:12 | 27 Dhjetor 2021
F.T

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa më pas edhe Kosovën.

Vizita e parë e ministrit Akar do të jetë në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë.

Akar në Sarajevë do të pritet me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes ku dhe do të takohet me ministrin e Mbrojtjes të Bosnjës, Sifet Podzhiq dhe me shefin e Shtabit gjenerallejtënant, Senad Masoviq.

Më pas, ministri turk do të vizitojë Kosovën, ku do të pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

Akar pritet të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe të pritet në një takim nga presidentja Vjosa Osmani. Gjithashtu Akar do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe personelin me detyrë në Kryesinë e Delegacionit Përfaqësues turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme