Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash, territori shqiptar paraqitet me shira në pjesën më të madhe të tij, më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ku intensiteti i tyre herë pas here do të jetë i lartë.
Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore, kryesisht verilindja e vendit.
Parashikohet që në kushtet e vranësirave dhe shirave të mbetemi deri në oret e vona të mbrëmjes kur pritet rënie e intensitetit të tyre.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne sërish rritje në mëngjes por rënie të lehtë do të ketë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Aksident mes tre veturave në rrugën Komoran – Drenas, ...
Projekti trepalësh, Rama: Do ndërtojmë linjën nënujore të en...
Kuçi: Interesi nacional mbrohet duke i ruajtur partnerët
Mbappe nuk ka të ndalur realizon tjetër gol
Hoxha: Kemi qëlluar më shumë se tre terroristë në Banjskë
Peja mposhtet bindshëm në ndeshjet e parë të Fiba Europe Cup