Google ADS

Arriti edhe në Kosovë, pse po përhapet kaq shpejtë Omicron?

08:37 | 27 Dhjetor 2021
F.T

Variantit të ri të koronavirusit, Omicron iu deshën vetëm disa javë që të përmbushë parashikimet lidhur me atë se sa ngjitës është

Shkencëtarët janë duke u munduar që të deshifrojnë dhjetëra mutacione që ka Omicroni, për të kuptuar se çfarë tjetër po ndodh me këtë variant.

Hulumtuesit në Hong Kong së fundmi kanë raportuar se Omicroni mund të shumohet më shpejt në rrugët e frymëmarrjes sesa varianti Delta, megjithëse ky variant nuk është aq efikas thellë në mushkëri.

Por, shkencëtarët nuk mund të masin sjelljen e njerëzve: Shumë vende ishin duke i relaksuar kufizimet, tubimet në hapësira të mbyllura u bënë më të shpeshta për shkak të ftohjes së motit dhe udhëtimet u rritën në kohën kur Omicroni nisi të përhapej./AP/REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme