Google ADS

E konfirmon Rangnick: Martial dëshiron largimin në janar

08:18 | 27 Dhjetor 2021
A. B.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror.

Francezi i ka shprehur dëshirën për largim edhe trajnerit Ralf Rangnick shkaku i minutazhës së ulët.

Së fundmi, Rangnick ka konfirmuar dëshirën e lojtarit, por thotë që do mbetet në “Old Trafford” nëse nuk ndonjë skuadër të interesuar.

“Anthony dëshiron të largohet. Ai më tregoi se mendon që është koha e duhur për një ndryshim”.

“Aq sa di, nuk ka pasur ndonjë ofertë nga ndonjë klub tjetër. Derisa të qëndrojë kjo situatë, do qëndrojë”, tha ai.

Ndërkohë, raportohet se Sevilla është skuadra më këmbëngulëse për shërbimet e Martial.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme