Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi njoftuan sot për një rritje të theksuar të rasteve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 545 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën. Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se personi më i ri ishte 32 vjeç. Sipas autoriteteve shëndetësore rritja është e dukshme krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 420 raste dhe 1 viktimë.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Mal të Zi është 2,911, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 163,373. Numri i viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë është 2,394 persona.
Ndërkaq ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç Bojoviç tha se varianti “Omicron” po bëhet dominues në vend, prandaj mund të pritet një rritje e numrit të të infektuarve.
“Kjo shpjegon rritjen e numrit të infeksioneve dhe rritja pritet të vazhdojë”, tha Bojoviç.
Ajo u shpreh se Ministria e Shëndetësisë ka qenë këmbëngulëse, e udhëhequr ekskluzivisht nga profesioni që të mos lejojë tubime masive dhe koncerte nëpër sheshe për të festuar festat e Vitit të Ri.
Ajo theksoi se varianti “Omicron” është më ngjitës se llojet e tjera, por nuk mund të thuhet me siguri nëse do të ketë rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitale. Bojoviç vuri në dukje se masat kundër pandemisë duhet të ndërmerren sipas situatës epidemiologjike në vend.
Ministria e Mbrojtjes: Rreth 6500 vullnetarë rekrutohen në U...
Vengu: Regjimenti i Operacioneve Speciale, pjesë e stërvitje...
Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës
Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse
UEFA publikon formacionin e javës së parë të Champions Leagu...
Institutit i Krimeve të Luftës dhe ASK nënshkruan memorandum...