Google ADS

Kurti për mungesën e rrymës: Jam i frustruar me këtë gjendje

23:53 | 26 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të kësaj partie.

Ndër të tjera Kurti, foli edhe për krizën energjetike që po mbizotëron në vend.

Ai tha se është i frustruar me këtë gjendje.

“Unë e kuptoj sot frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustruar. Por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na e lan shtetin, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën e larg syve të qytetarëve, ata s’kishin se si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e në skëterrë. Por ajo epokë ka përfunduar”.

I parti i Vetëvendosjes theksoi se vendi ynë nuk është në një pozitë ideale që në një të ardhme të afërt të gjenerojë energji nga burimet e ripërtërishme.

“Na nevojite një zgjidhje e atillë që mundëson prodhim të energjisë duke mos e kaluar asnjëherë tavanin e ndotjes me dioksid karboni të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe duke eliminuar maksimalisht ndotjen në ambient, e rrjedhimisht në shëndetin tonë”.

Kosova është duke u përballur me krizë energjetike.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji me afat prej 60 ditësh.

Qytetarët po përballen me reduktime të energjisë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme