Gjermania është destinacioni kryesor për azilkërkuesit në BE. Një e katërta e të gjitha kërkesave fillestare për azil bëhen këtu. Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria.
Sipas një shkrimi të DW, 355,955 kërkesa për azil janë paraqitur në Bashkimin Evropian nga janari deri në shtator të vitit 2021. Numri më i madh i kërkesave është paraqitur në Gjermani.
Me 100,240 kërkesa për azil nga janari deri në shtator 2021, Gjermania është në krye të vendeve të BE-së, në të cilat njerëzit kërkojnë mbrojtje nga persekutimi. Në vend të dytë vjen Franca me 73,255 kërkesa për azil.
Këto shifra u publikuan në një raport të Agjencisë Statistikore të BE-së, Eurostat.
Sipas medieve, numri i kërkesave për azil në Gjermani është rritur me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përqindja e kërkesave të bëra në Gjermani në krahasim me vendet e tjera të BE-së është rritur gjithashtu nga 24.3 për qind në vitin 2020, në 28.4 për qind në të njëjtën periudhë në vitin 2021.
Nga vijnë azilkërkuesit?
Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria (66,145), pasuar nga Afganistani (53,625) dhe Iraku (15,775).
Interesante janë edhe shifrat e kërkesave të pranuara për azil.
Midis korrikut dhe shtatorit 2021 në BE janë marrë gjithsej 115,025 vendime për kërkesa për azil, shumica e tyre në Gjermani dhe Francë. Por ndërsa në Gjermani nga 29,970 kërkesa 16,300 janë pranuar, në Francë nga 33,325 kërkesa janë miratuar vetëm 9.425.
Vitin e kaluar numri i azilkërkuesve ra ndjeshëm në të gjithë Evropën, kryesisht për shkak të pandemisë korona. Para pandemisë, në vitin 2019, numri i azilkërkuesve ishte 612,000 vetë./dw
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...