Izraeli planifikon të zgjerojë praninë civile në Rrafshnaltën e Golanit, të aneksuar në vitin 1981 por që nuk njihet ndërkombëtarisht.
“Pas disa vjetëve statike sa i përket jetës në komunitet, qëllimi ynë është të dyfishojmë popullsinë në Rrafshnaltën e Golanit”, tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett më 26 dhjetor.
Dy vendbanimet e reja që Izraeli planifikon t’i ndërtojë tashmë morën emrat Asif dhe Matar derisa në këto zona do të investohen rreth 310 milionë dollarë.
Bennett tha gjatë takimit të ministrive të kabinetit të tij që Rrafshnalta e Golanit do të duhej të bëhej kapital teknologjik i energjisë së ripërtëritshme në Izrael.
Izraeli pushtoi Rrafshnaltën e Golanit, në vitin 1967 dhe e aneksoi në vitin 1981 ndonëse sipas të drejtës ndërkombëtare konsiderohet si territor sirian i okupuar nga Izraeli.
Gjatë kohës sa qëndroi në Shtëpinë e Bardhë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump formalisht e njohu sovranitetin e Izraelit ndaj kësaj zone.
“Pas 10 vjetësh të luftës së tmerrshme civile në Siri, secili person i arsyeshëm do të kuptojë që më e preferuar do të ishte që Rrafshnalta e Golanit të mbetet zonë e qetë e gjelbër kundrejt alternativës tjetër”, tha Bennet.
Ai shtoi se Rrafshnalta e Golanit është e Izraelit.
Në këtë zonë jetojnë rreth 50 mijë njerëz me vetëm pak më shumë se gjysmën, hebrenj./tch
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh