Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, arsyeton pjesëmarrjen në Qeveri ku bën pjesë edhe BDI, të cilën deri kohë më parë e cilësonte si e keqja e shqiptarëve. Gashi në një intervistë për Kosovapress thotë se me BDI-në janë subjekte në oponencë por se interesat e shqiptarëve janë të përbashkëta.
Ai tha se kanë vendosur të jenë pjesë e Qeverisë pasi nuk kanë dashur të luajnë kumar me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas Gashit partia e tij është parë si çelës për zgjidhjen e krizës politike e cila do të sillte pasoja të tjera në zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë që po pengon anëtarësimin në BE, për problemet me energjinë dhe pandeminë.
Në kabinetin e ri qeveritar, Alternativa do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
“Ne kryesisht negociatat i kemi zhvilluar me Partinë Socialdemokrate maqedonase, por kam pasur takime edhe me zotin Ahmeti që është parti tjetër shqiptare në qeveri me të cilin kam dashur që të mos shihet kjo kyçja jonë në qeveri si një betejë e brendshme brenda shqiptarëve. Ne jemi dy subjekte në oponencë me njëra-tjetrën, por ka shumë punë të shqiptarëve qe kanë interesa te përbashkëta”.
“Andaj tentativa ime është që të mos kemi betejë te brendshme dhe të bllokojmë njëra-tjetrën sepse në fund të fundit do t’ia pamundësojmë funksionimin edhe njëra-tjetrës dhe kjo shkon në llogari të qytetarit. Ne duam t’i shërbejmë qytetarit, shqiptarëve, dhe duam të kemi raporte korrekte me të gjitha subjektet, jo vetëm me ata në pozitë por edhe me partitë shqiptare në opozitë mundohemi të ruajmë raporte korrekte për shkak se megjithatë ne jemi në një shtet multietnik dhe realizimi etnik i shqiptarëve në Maqedoni në aspektin juridiko-kushtetues nuk është se ka mbaruar plotësisht”, deklaroi Gashi.
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...