Google ADS

Gjermania thyen rekord në eksportin e armëve në vitin 2021

14:04 | 26 Dhjetor 2021
A. B.

Eksportet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë thyen një rekord këtë vit, duke arritur në rreth 9.04 miliardë euro.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), Ministria gjermane e Ekonomisë ka deklaruar se qeveria këtë vit ka miratuar shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake me një vlerë rreth 9.04 miliardë euro.

Egjipti është vendi të cilit Gjermania i shiti më shumë armë dhe pajisje ushtarake këtë vit.

Berlini ka dhënë miratimin për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ndaj Egjiptit në vlerën 4.34 miliardë euro.

Qeveria federale gjermane nën qeverisjen e kanelares Angela Merkel, pak kohë më parë nga ndryshimi i qeverisë miratoi dy eksporte për armë të ndjeshme ndaj Egjiptit, raporton AA.

Këshilli i Federal i Sigurisë i mbledhur nën kryesimin e Merkelit, miratoi shitjen ndaj Egjiptit për tre fregata të klasit “MEKO A-200 EN” të Thyssenkrupp Marine Systems si dhe 16 sisteme të mbrojtjes ajrore të llojit “IRIS-T SLS / SLX” të Diehl Defence.

Qeveria gjermane miratoi edhe eksportimin ndaj Singaporit për nëndetësen e klasit “218 SG” të ThyssenKrupp Marine Systems.

Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë në vitin 2020 ra në 5 miliardë e 820 milionë euro duke shënuar rënie me 27.4 për qind në krahasim me një vit më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme