Gjendet trupi i 48-vjeçares që kishte rënë në shpellë në Malësi të Madhe

14:03 | 26 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Forcat RENEA kanë nxjerrë nga gryka e shpellës trupin e pajetë të 48-vjeçares Sh.H. në fshatin Meshqerraj të Malësi të Madhe.

Trupi i pajetë i gruas u gjet mëngjesin e kësaj të diele pas mbërritjes së forcave RENEA dhe FNSH-së me mjete të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte trupi i të ndjerës. Pas kërkimeve, gjetën viktimën dhe mundën ta nxirrnin.

Policia thotë se 48-vjeçarja dyshohet që të jetë hedhur vetë në shpellë.

Megjithatë hetimet vijojnë për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të sqaruar motivet. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme