Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar qeveritë e kaluara për krizën me energji elektrike.
Ai ka thënë se kriza me energjinë e shkaktuar si pasojë faktorit të jashtëm është edhe nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga qeveritë e kaluara.
“Kriza energjetike e shkaktuar sa nga faktor të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq edhe nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për më tepër se dy dekada. Derisa kërkesa për energji nga qytetarët e ekonomitë është rritur për çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë e ndërkohë ka pasur edhe vjedhje e vendime të gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit”, ka thënë Kurti, në mbledhjen e XLV të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Kurti poashtu ka thënë se e kupton frustimin e qytetarëve dhe se edhe vet ndihet i tillë.
“E kuptoj frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike, më besoni edhe vet jam i frustruar. Por, le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën e lanë shtetin ata që qeverisën për dy dekada, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën jashtë syve të qytetarëve, ata s’kishin si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e skëterrë”, tha Kurti./arbresh.info/
80 për qind e tiranasve kundër organizimit të “Kampionatit ...
Putini nënshkruan ligjin që ua mundëson të pandehurve t’i ba...
Indonezia ngre alarmin për shkak të shpërthimit të vullkanit...
Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gj...
Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e...
Tentoi të fuste në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar, pro...