Mijëra automjete kanë hyrë në Maqedoni të Veriut përmes pikave kufitare në dy ditët e fundit. MPB bën me dije se dje dhe pardje janë regjistruar gjithsej 35.607 automjete për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga këto, 23.494 vetura kanë qenë për hyrje dhe 12.113 mjete kanë dalë nga vendi.
Numri i hyrje-daljeve është edhe sot i madh, mbi 15 mijë. Më së shumti trafik në ditët e fundit është në vendkalimin kufitar Tabanoc. Nmër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që punojnë jashtë vendit, kanë vendosur që festat e Vitit të Ri t’i kalojnë në vendlindje.
Policia Kufitare bën me dije se pritja e gjatë në pikat kufitare është bërë për shkak të protokolleve, ku qytetarëve u kontrollohen dokumentet për vaksinim të plotë me dy doza ose test PCR.
Ministria e Brendshme thotë se në pikat kufitare janë hapur disa sportele për të hyrë në vend./Telegrafi/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...