37 pacientë po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK, 9 me Covid-19

10:45 | 26 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 37 pacientë, prej tyre, 9 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 me post Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 1 pacient./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme