Ardhja e një delegacioni nga një shtet afrikan që qëllim kishte njohjen e Kosovës si shtet është mundësuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Pacolli në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se për këtë çështje ka informuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, mirëpo kreu i Qeverisë nuk i është përgjigjur.
Sipas tij, do të ishte e rrugës që të pranonin ftesën e këtij shteti, sepse po e dëmtojnë procesin.“Unë kam organizuar ardhjen e një delegacioni, i cili është drejtuar tek unë dhe ka pasur mesazh drejtpërdrejt të atij shteti për mua. Unë kam organizuar ardhjen e tyre. Për këtë kam informuar zotëri Kurti dhe ai nuk është përgjigjur. Ia kam shkruar letër publike së do të kemi delegacion në mënyrë gjentile”.“Do të ishte e rrugës ta pranoi sepse sjellë ftesën për ju që të shkoni në atë shtet dhe të nënshkruani hapin e marrëdhënieve diplomatike me atë shtet. Krejt kjo ka qenë asnjë veprim tjetër nuk e kam bërë. Ata që e dëmtojnë procesin janë vetë ata që kanë thënë. Prandaj mos të gënjejnë se nëse unë filloj me fol iu dalin të gjitha gjërat në fushë dhe atë nuk dua ta bëjë”.
Kreu i AKR-së tha se nuk përzihet në punët e ministres aktuale Donika Gërvalla, duke theksuar se e ka lënë Ministrinë në situatë të rregullt.
“Unë nuk përzihem në punët e zonjës Gërvalla. Nuk kam asnjë kontakt me të.
Më vjen mirë së në momentin kur e kam lënë ministrin në situatë të rregullt me te gjitha raportet e punës. Dhe për cdo veprim që është bërë kanë informata”.Sipas Pacollit, moratoriumi ka qenë ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit, që konsiderohet të jetë nja hap i madh drejt avancimit të shtet ndërtimit të Kosovës.Pacolli shtoi se Serbia ka lobuar në tërheqjen e njohjeve, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodh asnjëherë.
“Moratoriumi ka qenë ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit. Për mu marrëveshje e Uashingtonit ka qenë një hap i madh në avancimin e shtet-ndërtimit të Kosovës. Dhe një prej pikave ka qenë moratoriumi i nevojshëm sepse ka qetësuar gjakrat. Mirëpo sa unë besoj Serbia nuk është ndaluar dhe nuk ka respektuar moratorium”.“Gjithmonë Serbia ka lobuar të mos e njohin Kosovën dhe t’i tërheqin njohjet por një gjë e tillën nuk ndodh. Dhe unë besoj se do t’i kontribuonte moratoriumi një implementimi të marrëveshjes, por nuk është implentuar asgjë. Kosova është dashur nga shtatori të krijojë miqtë të ri të hapë dyer të reja dhe të sjellë njohje të reja”.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut