Mesditën e djeshme gjashtë të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person, për shkak të një mosmarrëveshje më të hershme familjare.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur në Suharekë, viktima ka marrë tretman mjekësor pas sulmit, shkruan arbresh.info
Ndërkaq, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, për t’u liruar më pas me vendim të Prokurorit.
“Suharekë 25.12.2021 – 11:59. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje të më hershme familjare, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e Policisë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...