Mot i vranët sot në Kosovë, në këto dy qytete do të ketë reshje të intensitetit të lartë

08:28 | 26 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Në Kosovë sot moti do të jetë i vranët.

Temperaturat do të sillen nga 3-4 gradë minimalet kurse 8-9 ato maksimale

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme