Pandemia e Covid po shton gjithnjë e më shumë presionet për staf shtesë mjekësh, infermierësh dhe punonjësisht të qëndrave të kujdesit në vendet perëndimore.
Pas Gjermanisë, e cila që para shpërthimit të pandemisë ndërmori një fushatë agresive përthithjeje të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë socialë, sidomos në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë, një plan të ngjashëm njoftoi edhe Britania e Madhe.
Qeveria britanike njoftoi të premten se do të ofronte lehtësi për viza njëvjeçare për punonjësit e kujdesit shëndetësor, pasi pandemia e koronavirusit përkeqësoi mungesat e stafit brenda sektorit të kujdesit social.
Masat e përkohshme pritej të hynin në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të qëndrojn në fuqi të paktën deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.
Paga minimale vjetore për këtë kategori është vendosur rreth 20 mijë paundë./noa/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...