Sipas politikanit ukrainas, Evgeny Muraev, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë shpërthmin e një luftë që mund të dërgonte drejt shkatërrimit të njerëzimit.
“Çdo njeri i arsyeshëm e kupton se nuk do të ketë luftë të tretë botërore nesër apo pas Vitit të Ri”, tha ish-deputeti i Rada Verkhovna i Ukrainës, duke theksuar se në këtë rast armët bërthamore luajnë rolin e faktorëve frenues, transmeton portal arbresh.info
Muraev është i bindur se takimi mes Joe Biden dhe Vladimir Putin, që u mbajt në Gjenevë gjatë muajit qershor, është një “tërheqje” nga konflikti.
Ai ka theksuar se pjesë e marrëveshjes së supozuar mes dy shteteve është edhe vendosja e sanksioneve kundër “North Stream 2”.
Kujtojmë, kohët e fundit Kievi dhe vendet perëndimore pretendojnë se Rusia po planifikon një “sulm” ndaj Ukrainës. Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke theksuar se nuk kërcënon askënd dhe se lëvizja e ushtrisë së saj në territorin e saj nuk duhet të shqetësojë askë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...