Google ADS

Mes puthjeve në buzë dhe kërcimeve, Alvisa dhe Bashkimi dalin çift nga Për’Puthen

07:21 | 26 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Alvisa dhe Bashkimi janë larguar çift nga Për’puthen dhe zgjodhën pikërisht mbrëmjen prime për t’i dhënë fund programit.

Çifti i ri mori urime nga të gjithë, përfshi edhe ata që i kishin ndërhyrë në marrëdhënie apo kishin pëlqime kundrejt tyre.

Ata vendosën që të bënin një kërcim të fundit në studion, ku edhe u njohën dhe filluan të kenë ndjenja për njëri-tjetrin.

Një kërcim romantik ndodhi mes tyre që u pasua edhe me puthje, ndërsa mbi ta mbizotëronte pozitivitet dhe shumë ndjenjë./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme