Një dyqan me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në lagjen “28 Nentori”.
“Ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dyqani me pajisje elektrike në pronësi të shtetasit P. B., banues në lagjen “28 Nentori” Elbasan,” njoftoi policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aparatin matës të energjisë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./lapsi/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...