Google ADS

SHBA, gjatë festës së Krishtlindjeve anulohen mbi 1.600 fluturime për shkak të COVID-19

22:46 | 25 Dhjetor 2021
A Z

Për shkak të rasteve në rritje lidhur me variantin Omicron të COVID-19, në SHBA janë hequr nga programi i fluturimeve mbi 1.600 udhëtime në periudhën e pushimeve të Krishtlindjeve, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes “Flightaware.com” e cila përpilon të dhënat e fluturimeve, anulimet e fluturimeve janë bërë për shkak të pandemisë që prek punonjësit e linjës ajrore.

Fluturimet e anuluara i kanë vendosur në vështirësi amerikanët të cilët kanë mbushur aeroportet për të udhëtuar për pushimet e Krishtlindjeve.

Në mbarë botën mbi 5.400 fluturime janë anuluar nga dita e premte deri të dielën për shkak të pandemisë së COVID-19.

Periudha e pushimeve të Krishtlindjeve përbën periudhën më intensive dhe ku udhëtohet më shumë brenda vitit.

Të ngjashme