Përparim Rama: Kush është Isa Mustafa?

22:32 | 25 Dhjetor 2021
V. S.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte i ftuar në Oxygen, foli për shumëçka si për tema personale edhe për ato komunale.

Në një rast sa ishte duke folur për pretendimet e tij se si do ta shndërrojë kryeqytetin, moderatori Besim Dina me shaka i tha se i paska mbajtur mend gjithë ato çka kishte shkruar ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili kohë më parë kishte mbajtur edhe pozitën që tash e mban Rama.

Me shaka ia ktheu edhe i pari i Prishtinës duke thënë se nuk e njihte Mustafën, e duke i dhënë edhe epitetin këngëtar.

“Cili është, niva që është njëfar këngëtari qashtu e ka emrin… po de nuk e di a e dini ju?”, ia kthen Rama me shaka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme