Google ADS

Interi i ofron Handanovic marrëveshje të re me gjysmën e pagës aktuale, por me një kusht të ri

20:59 | 25 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Skuadra italiane, Inter është gati t’i ofrojë kapitenit, Samir Handanovic një kontratë të re verën e ardhshme, por vetëm për të qëndruar si rezervë e Andre Onana.

“Gazzetta dello Sport’ raporton se “Nerazzurrët” janë të gatshëm ta mbajnë 37-vjeçarin pas ardhjes së Onanas, por do të ofrojnë vetëm paga neto prej 3.2 milionë euro në sezon, gjysma e asaj që fiton aktualisht.

Onana është caktuar si zëvendësuesi afatgjatë i Handanovic në Inter, me klubin gati të finalizojë nënshkrimin e 25-vjeçarit në javët e ardhshme, pasi tashmë ka siguruar marrëveshjen e tij.

Kameruniani pritet të vijë menjëherë si portieri i parë duke filluar nga sezoni i ardhshëm, por ende mund të ketë një vend për Handanovic në klub.

Sidoqoftë, slloveni mund të qëndrojë në klub verën e ardhshme kur të skadojë kontrata e tij aktuale, me Interin të gatshëm t’I ofrojë atij një marrëveshje të re si zëvendësues i Onanas.

Për më tepër, kapitenit mund t’i jepet një rol si portieri fillestar në Coppa Italia.

Mbetet për t’u parë nëse 37-vjeçari do të jetë i gatshëm të pranojë një marrëveshje me kushte të reduktuara dhe me shpresën se ai do të ishte kryesisht një rezervë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme