E shtuna, dita e Kërshëndellave – shënon 30-vjetorin e një prej kthesave në historinë e shekullit të shkuar: shembja e Bashkimit Sovjetik. Njerëzit që dolën në Sheshin e Kuq të Moskës më 25 dhjetor të vitit 1991, ishin dëshmitarë të heqjes së flamurit të Bashkimit Sovjetik dhe zëvendësimit të tij me trengjyrëshin e Federatës ruse. Pak orë para kësaj, presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev, njoftoi për dorëheqjen e tij në një adresim televiziv, duke i dhënë fund historisë 74-vjeçare të Bashkimit Sovjetik.
Në librin e kujtimeve, Gorbachev, tani 90-vjeçar, ka vajtuar dështimin e tij për të parandaluar shembjen e Bashkimit Sovjetik.
Ekspertët politikë sot e asaj dite, argumentojnë nëse ai ka mundur të vazhdonte punën dhe të shpëtonte Bashkimin Sovjetik.
Disa janë të mendimit se Gorbachev ka mundur t’i shpëtonte sovjetikët nëse do të vazhdonte modernizimin e ekonomisë dhe në të njëjtën kohë të mbante kontroll të plotë të sistemit politik.
Përkundër shembjes së kahershme, presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin, ka shfaqur shenja të ngjalljes së Bashkimit Sovjetik, duke vënë në kontroll shumicën e ish-shteteve sovjetike dhe së fundmi ka kërcënuar me luftë edhe Ukrainën./alsat.mk/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...