Aleksander Ceferin: Dështimi i Superligës së Evropës është fitorja më domethënëse e vitit 2021

20:11 | 25 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e quan fundin e Superligës fitorja më domethënëse e vitit 2021 dhe shprehu kënaqësinë për dështimin e projektit.

Ceferin dhe organizata që ai drejton ishte fuqishëm kundër nismës së Superligës evropiane.

“Përpjekja e dështuar në prill për të nisur Superligën, me qëllim mbushjen e llogarive bankare të disa klubeve, kërcënoi vlerat në zemër të modelit sportive europian dhe misionit të UEFA-s. Dështimi i saj i motivuar nga dënimi politik dhe popullor në të gjithë kontinentin, ishte fitorja jonë më domethënëse dhe e përbashkët”, shkruan ai në një tekst të publikuar në faqen e UEFA-s.

Zyrtari beson se roli i subjektit që mbikëqyr futbollin evropian duhet të njihet më mirë.

“Angazhimi ndaj modelit të konkurrencës së hapur na çoi në krijimin e Ligës së Konferencave. 55 federatat kanë përfaqësim të garantuar në një kompeticion sipas sezonit”, tha presidenti i UEFA-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme