Mijëra persona në rajonin Kandahar në jug të Afganistanit u falën dhe u lutën për shi për shkak të thatësirës në vend, raporton Anadolu Agency.
Rreth 15 mijë persona në xhaminë Idgah në Kandahar u mblodhën për t’u falur dhe për të bërë lutje për shi për arsyen se këtë vit nuk ka rënë shi mjaftueshëm.
Mevlevi Hafız Hikmetullah, drejtor në një prej medreseve të talebanëve, në një deklaratë për AA tha se uji në depozitat nëntokësore dhe në diga është pakësuar dhe se nga kjo situatë dëmtohen më shumë fermerët.
“Popullata e Kandaharit, kryesisht fermerët nuk kishin shqetësim për thatësirën. Por, thatësira e këtij viti ka shenja serioze. Këtë vit populli dhe fermerët janë të detyruar të përballen me një thatësirë serioze”, deklaroi Hikmetullah.
Afganistani po përballet me thatësirë
Afganistani i cili është kryesisht me toka djerrë, pa pyje dhe malore, krahas problemeve si luftë, destabilitet dhe varfëri përballet edhe me thatësirë.
Fermerët në Afganistan kanë vështirësi të zhvillojnë bujqësinë për shkak të pakësimit të ujërave në depozitat nëntokësore dhe në diga si pasojë e shirave të pamjaftueshme.
Agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) tha se në Afganistan të paktën 18.8 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore dhe se pritet që kjo të rritet deri në 22.8 milionë deri në fund të vitit.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele