Çifti shumë i përfolur i Big Brother VIP, Donaldi dhe Beatrix po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Por, nga ndjenja të forta dhe momente intime që ata të dy i ndanin me njëri-tjetrin, prej ditësh është komentuar një ftohje nga ana e aktorit.
Këtë gjë së fundi e ka vënë në dukej edhe vet Beatrix, e cila mbrëmjen e kaluar kur banorët e shtëpisë po shijonin darkën e Krishtlindjeve ka biseduar me Donaldin rreth kësaj.
Gjatë darkës ajo iu drejtu aktorit duke i thënë se po distancohet dhe nuk po ia kushton të njëjtën vëmendjen sikur në fillim.
“Nga një situatë aq e bukur, u duk se e gjithë gjëja u shua. Një ditë them ok them është i mërzitur, ditën tjetër e njëjta gjë, ditën tjetër prapë e njëjta gjë. Më duket se vetëm unë jap, vetëm unë, vetëm unë, e për çfarë? Sikur bezdisesh, të shqetëson diçka. Ta dije natyrën time, më kushtoje vëmendje sepse ashtu më ke mësuar”, ka thënë Beatrix.
Në anën tjetër, Donaldi tentoi ta bindte për të kundërtën duke i qëndruar afër dhe përqafuar.
Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP u largua Big Mama, e cila këkoi ta linte shtëpinë pas një debate të ashpër me Antonelën. /telegrafi/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...