Google ADS

Aksioni në Zubin Potok, Sveçla thotë se po hetohet rrjedhja e informatës

15:31 | 25 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është duke hetuar rastin për rrjedhje të informacioneve pas aksionit të sotëm në veri.

Ai duke folur për këtë aksion që është bërë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në Zubin Potok, lidhur me për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave, ka thënë se në një lokacion është vërejtur infrastruktura por mungonin pajisjet.

“Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimtarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente. Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin pajisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri ka ftuar gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë./arbresh.info/

Dogana dhe Policia aksion në veri, kontroll bizneseve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme