Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe të pandehurit A.R., për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit prill dhe maj 2020, në Komunën e Novobërdës, i pandehuri T.S., në pozitën e drejtorit të Shëndetësisë në këtë komunë, ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit material, me dashje ka përpiluar raporte me përmbajtje të pa saktë të pranimit të mallrave – barnave, kinse nga kompania “AWA sh.p.k”, me seli në Prishtinë, të cilat raporte pastaj i ka dorëzuar në Drejtorinë e Financave komunale në Novobërdë dhe pagesa iu është bërë kësaj kompanie.
Ndërsa, thuhet se Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Novobërdës nuk janë furnizuar me barna sipas raporteve të përpiluara nga i njëjti.
Tutje, sipas prokurorisë, i pandehuri A.R., dyshohet se ka falsifikuar dokumente, ashtu që si pronar i kompanisë së lartcekur, ka përpiluar fatura me përmbajtje të pasaktë, kinse për furnizim me barna në QKMF-të në Komunën e Novobërdës.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, të premten ka njoftuar se dy të dyshuarit T.S dhe A.R, janë ndaluar për 48 orë./arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin