Në luftën e Ministrisë turke të Mbrojtjes që vazhdon kundër organizatës terroriste FETO, deri më sot nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) janë përjashtuar 24.256 personel përfshirë 150 gjeneralë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të marra nga ministria bëhet e ditur se vazhdon lufta kryesisht kundër FETO-s, PKK/YPG-së, DEASH-it dhe të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj Turqisë.
Bëhet e ditur se operacionet brenda dhe jashtë kufijve ndaj organizatave terroriste separatiste vazhdojnë dhe se lufta kundër FETO-s vazhdon si një e tërë nën dritën e informacioneve dhe dokumenteve të reja që zbulohen.
Në kuadër të kësaj, që nga përpjekja e 15 korrikut për grusht shteti e deri më sot nga Forcat e Armatosura (TSK) janë përjashtuar gjithsej 24.256 punonjës personel prej të cilëve 9.360 me miratimin e ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar. Gjithashtu teksa vazhdojnë proceset administrative për 1.185 persona njoftohet se në mesin e të përjashtuarve janë 150 gjeneralë dhe 10.528 oficerë.
Forcat e Armatosura Turke janë forcuar edhe më shumë me pastrimin e FETO-s, thonë burimet e ministrisë të cilët si tregues më të rëndësishëm të këtyre kanë treguar operacionet brenda dhe jashtë vendit, numrin dhe sukseset në stërvitjet e mëdha përmasat e të cilëve rriten gjithnjë e më shumë.
Në 5 vite 500 stërvitje
Nga përpjekja e FETO-s për grusht shteti e deri më sot janë kryer 176 operacione të mëdha ndërsa ushtarët turq brenda 5 viteve kanë kryer rreth 500 trajnime dhe stërvitje në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.
Numri i brigadave komando është rritur në 17 me qëllim për të rritur aftësitë dhe mundësitë luftarake të Komandës së Forcave Tokësore ndërkohë që elementët e lidhur me Komandën e Forcave Detare vitin e kaluar arritën 200 mijë orë lundrimi duke thyer rekordin e të gjitha kohërave. Po ashtu edhe elementët e Komandës së Forcave Ajrore kanë rritur numrin e fluturimeve operacionale në 5 vitet e fundit.
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një deklaratë lidhur me luftën kundër FETO-s, kishte vënë në dukje se lufta e vendosur vazhdon si një e tërë në kuadrin e informacioneve, dokumenteve dhe të dhënave të reja.
“Nuk kemi lejuar dhe nuk do lejojmë kurrë asnjë tradhtar të veshë uniformën e lavdishme të TSK-së”, kishte deklaruar Akar duke bërë të ditur se janë bërë dhe vazhdon të bëhet çdo gjë e nevojshme në kuadër të luftës kundër FETO-s.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj