Një grup monitoruesish ka deklaruar se 3,746 njerëz janë vrarë në luftën civile në Siri gjatë këtij viti.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha këtë javë se numri përfshin 1,505 civilë, dhe në mesin e tyre ishin 360 fëmijë.
Rreth 600 anëtarë të Shtetit Islamik, ose ISIS, u vranë dhe 158 nga Forcat Demokratike Siriane, e cila është një aleancë e milicive kurde dhe arabe, transmeton portal arbresh.info
Shifra përfaqëon numrin më të ulët vjetor të vdekjeve në luftën civile, e cila ka hyrë në vitin e 11-të.
Presidenti Bashar al-Assad ka shpallur fitoren në luftë dhe regjimi i tij kontrollon pjesën më të madhe të vendit.
Pasi filloi si një kryengritje kundër Asadit si pjesë e Pranverës Arabe në vitin 2011, konflikti u shndërrua në një luftë komplekse në të cilën u përfshinë SHBA-të, Ukraina, Rusia dhe Turqia.
Të paktën 350,000 njerëz kanë vdekur gjatë dekadës së fundit, raportuan Kombet e Bashkuara në shtator. OKB-ja tha se ky numër ishte i vdekjeve të verifikuara dhe se numri i vërtetë është shumë më i lartë.
Konfikti ka shkaktuar edhe krizën më të madhe të refugjatëve në botë, duke zhvendosur më shumë se gjysmën e qytetarëve të Sirisë.
Janë 5.5 milionë refugjatë që jetojnë kryesisht në Turqi, Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt, ndërsa 6.7 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda vendit, transmeton portal arbresh.info
Luftimet dhe vdekjet kanë rënë dy vitet e fundit, pasi Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë rënë dakord për një armëpushim në bastionin e opozitës në Idlin gjatë muajt mars të vitit 2020.
Megjithatë, sirianët vazhdojnë të largohen nga vendi.
Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në 2019 dhe 6,800 u vranë në 2020, sipas Observatorit. Viti më vdekjeprurës në gjurmimin e grupit ishte 2014, kur u vranë 76,000 njerëz./afp/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...