Imzot Dodë Gjergji, në meshën solemne të Krishtlindjes ka folur edhe mbi atë se, sipas tij, sot në vendin tonë janë shumë njerëz që jetojnë pa shpresë ose të zhgënjyer dhe kërkojnë të gjejnë një vend tjetër ku do të mund të arrijnë të gjejnë shpresën e humbur,.
“Janë shumë njerëz sot në vendin tonë që jetojnë pa shpresë ose të zhgënjyer dhe kërkojnë të gjejnë një vend tjetër ku do të mund të arrijnë të gjejnë shpresën e humbur ose të shkojnë në një atdhe tjetër për të gjetur të ardhmen e vet pasi në vendin tonë, në zemrat e shumë njerëzve dyshimi, dëshpërimi dhe pashpresia kanë krijuar një hapësire boshllëku ku frika, pasiguria dhe zhgënjimi si një virus po na brejnë përbrenda”, është shprehur Imzot Dodë Gjergji, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se si pasojë e kësaj, të rinjtë e Kosovës, të ardhmen e tyre e shohin diku tjetër ku duan të sigurojnë jetë më të mirë për vete dhe të gjejnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Gjergji, gjithashtu tha se ajo se çka është bërë më e tmerrshme është divorci, pasi sipas tij, kjo është bërë zgjidhje e besnikëria martesore problem.
“Ajo që është më e tmerrshme, divorcimi është bërë zgjidhje e besnikëria martesore problem, mjerisht nuk mungojnë edhe vendimet fatale të individëve që bëjnë vrasje ose vetëvrasje”, ka thënë Gjergji, njofton Klankosova.tv.
Ai, tha se nuk janë të pakët as ata që nga paaftësia e tyre për të parë rrugët e reja të prosperitetit e lidhin shpresën me shpirtin lakmitar, laraman ose vetëmohues duke e servuar kthimin në të kaluarën sikur ajo, siç tha ai, në periudhën neo-otomane dhe që nxisin nostalgji për komunizmin ose ofrojnë një neo-jugosllavizëm si rrugë që duhet ndjekur.
“Sigurisht, nuk mungojnë as ata që nëpërmjet ekstremizmit fetar duan të na tjetërsojnë. Hiç më pak janë ata që nëpërmjet liberalizmit ekstrem promovojnë shthurjen e sistemit të vlerave humane, morale, familjare dhe fetare, duke na sugjeruar të shkojmë drejt hiçit të pakuptimtë”.
“Shkojnë edhe më larg, që të mos themi më as nënë, as baba e as Krishtlindje. Me pak fjalë na mësojnë të ecim me krenari në thonjëza drejt hiçit që nuk na çon gjëkundi”, ka thënë Gjergji, njofton Klanksovoa.tv.
Gjergji, gjithashtu kritikoi edhe Kuvendin e Kosovës, ku tha se me miratimin e sotëm të Ligjit për Abortin, ata deshën t’i fyejnë.
“Ç’është edhe më e trishtueshme, miratojnë ndërprerjen e jetës së palindurve dhe këtë akt e quajnë të drejtë, por edhe për turpin e tyre e për të fyer ndoshta edhe neve, parlamenti e gjeti që bash sonte ta miratonte Ligjin për Abortin”.
“Ne, nuk e humbim shpresën tonë, dhe këmbëngulim që të jemi ata që besojnë dhe shpresojnë dhe që i binden fesë që e duan jetën dhe që për dashurinë për jetën nuk do të ndalen kurrë të pushojnë duke e ngritur zërin për të”, ka thënë Gjergji, njofton Klankosova.tv.
Ai tha se janë njerëz të këtij vendi, teksa ftoi që njerëzit ta duan Kosovë, t’i duan jetët e tyre dhe të mos hezitojnë për të sakrifikuar, sepse sipas tij, vetëm frikacakët ikin nga realiteti.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...